Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë, trupi dërgohet për obduksion
Një person është gjetur pa shenja jete në Gjakovë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh. Sipas policisë, rasti është raportuar më 24 qershor rreth orës 18:05, kur viktima, një mashkull, është gjetur pa shenja jete, shkruan lajmi.net. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë…
Lajme
Një person është gjetur pa shenja jete në Gjakovë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh.
Sipas policisë, rasti është raportuar më 24 qershor rreth orës 18:05, kur viktima, një mashkull, është gjetur pa shenja jete, shkruan lajmi.net.
Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore për të kryer veprimet hetimore dhe ekzaminimet e nevojshme.
Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.
Policia ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetimet lidhur me rrethanat e ngjarjes janë në vazhdim. /Lajmi.net/