Kanos me jetë policin pas arrestimit për ngacmim, ndalohet një person në Pejë
Një person është arrestuar në Pejë pasi dyshohet se ka kanosur me jetë një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, fillimisht i dyshuari, mashkull kosovar, ishte arrestuar në lidhje me një rast të ngacmimit. Megjithatë, pas arrestimit, ai dyshohet se ka kërcënuar me jetë zyrtarin policor që…
Lajme
Një person është arrestuar në Pejë pasi dyshohet se ka kanosur me jetë një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, fillimisht i dyshuari, mashkull kosovar, ishte arrestuar në lidhje me një rast të ngacmimit.
Megjithatë, pas arrestimit, ai dyshohet se ka kërcënuar me jetë zyrtarin policor që po merrej me rastin.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka vendosur që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Ngacmim” dhe “Kanosje ndaj personit zyrtar”, ndërsa hetimet po vazhdojnë. /Lajmi.net/