Vidhet një motoçikletë tre-rrotëshe në Fushë-Kosovë, vlera rreth 2 mijë euro

Një rast i vjedhjes së një motoçiklete është raportuar në Fushë-Kosovë, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh. Sipas policisë, ankuesi, një mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur motoçikletën tre-rrotëshe. Vlera e mjetit të vjedhur, sipas ankuesit, është rreth 2 mijë euro. Lidhur me rastin, Policia ka…

Lajme

25/06/2026 09:41

Një rast i vjedhjes së një motoçiklete është raportuar në Fushë-Kosovë, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh.

Sipas policisë, ankuesi, një mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur motoçikletën tre-rrotëshe.

Vlera e mjetit të vjedhur, sipas ankuesit, është rreth 2 mijë euro.

Lidhur me rastin, Policia ka nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Rasti po trajtohet nga njësitë relevante hetimore. /Lajmi.net/