Përleshje mes disa personave në Prishtinë, njëri nxjerr armën – Arrestohen tre persona

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se ka ndodhur një përleshje mes disa personave. Njëri nga të dyshuarit ka drejtuar armën në drejtim të të dyshuarit tjetër, ku në vendngjarje kanë intervenuar dy zyrtarë policorë që ishin jashtë detyrës zyrtare dhe për ta vënë situatën nën kontroll kanë përdorur sprej zyrtar. Tre…

Lajme

25/06/2026 09:42

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se ka ndodhur një përleshje mes disa personave.

Njëri nga të dyshuarit ka drejtuar armën në drejtim të të dyshuarit tjetër, ku në vendngjarje kanë intervenuar dy zyrtarë policorë që ishin jashtë detyrës zyrtare dhe për ta vënë situatën nën kontroll kanë përdorur sprej zyrtar.

Tre të dyshuar janë dërguar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa është konfiskuar një armë pistoletë me pesë fishekë.

“Prishtinë 24.06.2026 – 17:50. Është raportuar se ka ndodhur një përleshje mes disa personave. Njëri nga të dyshuarit ka drejtuar armën në drejtim të të dyshuarit tjetër, ku në vendin e ngjarjes kanë intervenuar dy zyrtar policor të cilët ishin jashtë detyrës zyrtare dhe për ta vënë situatën nën kontrollë kanë përdorur sprej zyrtar. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë si dhe është konfiskuar një armë pistoletë me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.