Rrahen mes vete 15 persona në Lipjan pas një mosmarrëveshje rreth një prone, lëndohen 11 prej tyre

Një rrahje ka ndodhur dje në Lipjan, ku janë përfshirë 15 persona. Ata dyshohet se janë rrahur për shkak të një mosmarrëveshje rreth një prone, shkruan lajmi.net. Lëndime trupore kanë pësuar 11 persona që kanë pranuar tretman mjekësor, me vendim të prokurorit 10 nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje. “Lipjan 24.06.2026-18:20. Jane arrestuar 15 persona…

Lajme

25/06/2026 09:33

Një rrahje ka ndodhur dje në Lipjan, ku janë përfshirë 15 persona.

Ata dyshohet se janë rrahur për shkak të një mosmarrëveshje rreth një prone, shkruan lajmi.net.

Lëndime trupore kanë pësuar 11 persona që kanë pranuar tretman mjekësor, me vendim të prokurorit 10 nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje.

“Lipjan 24.06.2026-18:20. Jane arrestuar 15 persona pasi që dyshohet se,  të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një prone janë rrahur mes vete. Lëndime trupore kan pësuar 11 persona të cilët kane pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit 10 nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport të Policisë. /Lajmi.net/