Shala përmend emra në PDK: Këta deputetë nuk do ta votonin një koalicion me LVV-në

Zhvillimet politike në Kosovë, ishin në fokus të diskutimeve mbrëmë. Në Rubikon u diskutuan edhe koalicionet e mundshme mes partive politike për t’i formuar institucionet e reja dhe zgjedhur presidentin. Analisti Azdren Shala, përmendi emrat e disa deputetëve të PDK-së që sipas tij nuk do ta votonin një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. “Edhe nëse kalon…

Lajme

25/06/2026 09:03

Zhvillimet politike në Kosovë, ishin në fokus të diskutimeve mbrëmë.

Në Rubikon u diskutuan edhe koalicionet e mundshme mes partive politike për t’i formuar institucionet e reja dhe zgjedhur presidentin.

Analisti Azdren Shala, përmendi emrat e disa deputetëve të PDK-së që sipas tij nuk do ta votonin një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Edhe nëse kalon në Këshill Drejtues të PDK-së, janë disa deputetë që po i përmendi me emra: Ganimete Musliu, Përparim Gruda, që nuk i votojnë këto punë. Ai del me shumicë, por prapë s’japin për qeveri votat. Është Arian Tahiri, është Blerta Deliu, këta s’e votojnë”, deklaroi Shala.