Bastisje në Junik, Policia gjen armë dhe municion – arrestohet një person

Një person është arrestuar në Junik nën dyshimin për posedim të paautorizuar të armës, pas një aksioni të zhvilluar nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit. Sipas njoftimit të Policisë, Stacioni Policor në Junik më 23 qershor kishte pranuar informacione se një person posedonte armë pa lejen përkatëse. Pas ndërmarrjes së veprimeve…

Lajme

24/06/2026 18:20

Një person është arrestuar në Junik nën dyshimin për posedim të paautorizuar të armës, pas një aksioni të zhvilluar nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Sipas njoftimit të Policisë, Stacioni Policor në Junik më 23 qershor kishte pranuar informacione se një person posedonte armë pa lejen përkatëse.

Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, më 24 qershor është kryer kontroll dhe bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në Junik.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një karikator dhe 13 fishekë.

I dyshuari është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të shtetit, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet kompetente. /Lajmi.net/