Trump do të ndajë trofeun e Botërorit bashkë me Infantinon

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka konfirmuar se Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të jetë pjesë e ceremonisë së ndarjes së trofeut në finalen e madhe të Kupës së Botës më 19 korrik në East Rutherford, New Jersey. Në një intervistë të dhënë për Fox News, Infantino deklaroi: “Ne do të jemi…

Sport

24/06/2026 16:14

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka konfirmuar se Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të jetë pjesë e ceremonisë së ndarjes së trofeut në finalen e madhe të Kupës së Botës më 19 korrik në East Rutherford, New Jersey.

Në një intervistë të dhënë për Fox News, Infantino deklaroi:

“Ne do të jemi së bashku me presidentin, duke shijuar finalen dhe duke ia dorëzuar trofeun fituesit – natyrisht, së bashku.”

I pyetur për të sqaruar nëse ai dhe Trump do ta prezantojnë trofeun krah për krah, kreu i FIFA-s shtoi:

“Natyrisht. Ne jemi së bashku gjatë gjithë kohës.”

Ky nuk do të jetë bashkëpunimi i tyre i parë në skenat e mëdha të futbollit. Trump kishte marrë pjesë edhe vitin e kaluar në ceremoninë e finales së Botërorit për Klube, ku Chelsea mposhti Paris Saint-Germain-in me rezultat 3-0 në të njëjtin stadium.

Deri më tani, Trump nuk ka ndjekur ende asnjë ndeshje live në këtë Kupë Bote, ndryshe nga Infantino i cili, sipas burimeve të The Athletic, po përpiqet të ndjekë deri në dy ndeshje brenda një dite.