AUV heq nga tregun ujin mineral “Kllokoti”, ka rezultuar me përmbajtje të lartë të borit
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, përmes Sistemit Evropian të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë është njoftuar për largim nga tregu të produktit: ‘’Ujë Mineral’’ me origjinë nga Kosova. Pas kryerjes se testeve laboratorike ai ka rezultuar me nivel të lartë të Borit ‘’Boron’’, duke tejkaluar kufijtë e lejuar. ” Të dhënat…
Lajme
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, përmes Sistemit Evropian të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë është njoftuar për largim nga tregu të produktit: ‘’Ujë Mineral’’ me origjinë nga Kosova.
Pas kryerjes se testeve laboratorike ai ka rezultuar me nivel të lartë të Borit ‘’Boron’’, duke tejkaluar kufijtë e lejuar.
” Të dhënat e produktit:
- Emri i produktit: Ujë Mineral
- Brendi: UJË KLLOKOTI
- Kompania eksportuese: Rugove SH. P. K
- Paketim: 1.5 L, datë skadimi: 05.01.2027 dhe 07.04.2027
- Paketimi:0.5 L, datë skadimi: 16.02.2027 / 19.02.2027 / 04.04.2027 dhe 07.04.2027
- Arsyeja e njoftimit: Përmbajtje e lartë e Borit (Boron) në ujë mineral
- Niveli i rrezikut: SERIOZ
- Vendi eksportues: Kosovë”, ka njoftuar AUV.
Ata kanë thënë se do të marrin veprimet ligjore, me qëllim të parandalimit të rreziqeve të mundshme për shëndetin e konsumatorit.
“Inspektimi nisë tek prodhuesi, me qëllim identifikimin e burimit të kontaminimit. Vazhdon me gjurmimin për verifikim të të gjitha lotëve të prodhimeve ekzistuese dhe të ndërlidhura me rastet e lajmëruara. Operatori ekonomik distribues të nisë menjëherë tërheqjen nga tregu të produktit sipas datave të skadences. Po ashtu konsumatorët qe e posedojnë produktin me të dhënat e lartcekura sipas datave të skadimit, ta kthejnë menjëherë produktin ne piken e blerjes. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes AUV-së do të ndërmarrë të gjitha veprimet në afat sa me të shkurtër kohore, për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve”, ka njoftuar AUV. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: