Vetura përfundon jashtë rrugës në Lumbardh të Vushtrrisë

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Lumbardh të Vushtrrisë, ku një veturë ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Rrethanat që kanë çuar deri te aksidenti ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa nuk dihet nëse nga ky rast ka persona të lënduar. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë veturën e…

Lajme

24/06/2026 14:14

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Lumbardh të Vushtrrisë, ku një veturë ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Rrethanat që kanë çuar deri te aksidenti ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa nuk dihet nëse nga ky rast ka persona të lënduar.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë veturën e përmbysur jashtë rrugës, ndërsa ekipet kompetente pritet të sqarojnë detajet lidhur me aksidentin.

Lajmi.net ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione zyrtare lidhur me rastin dhe është në pritje të një përgjigjeje.