Kearns: Serbia ka armatosur grupin e sulmit në Banjskë, demokracia po kërcënohet

Deputetja britanike e cila është anëtare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Alicia Kearns ka thënë se Serbia i ka armatosur anëtarët e grupit që ka kryer sulmin terrorist në Banjskë, ku ka mbetur i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku. Në videon të cilën e ka ndarë në rrjetin “X”, nga fjala e saj…

Lajme

24/06/2026 13:15

Deputetja britanike e cila është anëtare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Alicia Kearns ka thënë se Serbia i ka armatosur anëtarët e grupit që ka kryer sulmin terrorist në Banjskë, ku ka mbetur i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Në videon të cilën e ka ndarë në rrjetin “X”, nga fjala e saj në Këshillin e Evropës Kearns shprehu në mbrojtje të qytetarëve të Serbisë, të cilët sipas saj, meritojnë zgjedhje të lira, një shtyp të lirë dhe një demokraci të çliruar nga korrupsioni dhe kapja e shtetit.

“Evropa nuk duhet ta kthejë shikimin nga ana tjetër ndërsa liritë demokratike po shkatërrohen”, shkruan ajo në X.

Bazuar në tragjedinë e ndodhur në Novi Sad, Kearns përmendi protestat duke theksuar se 4 milionë njerëz dolën në rrugë.

Ajo alarmoi për mediat në Serbi duke theksuar se shtypi i lirë është një themel mbi të cilin ndërtohet demokracia. Sipas saj, mediat në Serbi po “çmontohen qëllimisht dhe në sy të publikut”.