Katër kamionë çdo ditë në terren, drejt përfundimit procesi i largimit të mbeturinave në Fushë-Kosovë
Procesi i largimit të mbeturinave në Fushë-Kosovë po vazhdon me intensitet të shtuar, ndërsa autoritetet komunale kanë njoftuar se nga sot në terren do të angazhohen katër kamionë çdo ditë për pastrimin e zonave të ndryshme të qytetit. Sipas njoftimit, kjo vjen në kuadër të masave emergjente të ndërmarra për përballimin e situatës me grumbullimin…
Lajme
Procesi i largimit të mbeturinave në Fushë-Kosovë po vazhdon me intensitet të shtuar, ndërsa autoritetet komunale kanë njoftuar se nga sot në terren do të angazhohen katër kamionë çdo ditë për pastrimin e zonave të ndryshme të qytetit.
Sipas njoftimit, kjo vjen në kuadër të masave emergjente të ndërmarra për përballimin e situatës me grumbullimin e mbeturinave, me synimin që problemi të marrë një zgjidhje të qëndrueshme sa më shpejt.
“Fushë-Kosova po pastrohet. Nga sot, 4 kamionë çdo ditë në terren për largimin e mbeturinave në qytetin e Fushë-Kosovës. Pas masave emergjente të ndërmarra, procesi i largimit të mbeturinave po hyn në fazën përfundimtare të zgjidhjes”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Komuna e Fushë-Kosovës.
Autoritetet komunale kanë falënderuar qytetarët për durimin, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë kësaj periudhe, duke theksuar se kontributi i secilit është i rëndësishëm për ruajtjen e pastërtisë dhe krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm për të gjithë.
Komuna ka bërë të ditur se aksionet e pastrimit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, derisa të përfundojë tërësisht largimi i mbeturinave të grumbulluara në hapësirat publike të qytetit. /Lajmi.net/