​Emërohet Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit

Qeveria e Kosovës e ka miratuar propozim-vendimin për emërimin e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, raporton KosovaPress. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se propozimi i emërimit të këtij komisioni po bëhet për të garantuar zbatimin efektiv të ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit dhe mbrojtjen e të drejtave të viktimave. “Ky…

Lajme

24/06/2026 10:57

Qeveria e Kosovës e ka miratuar propozim-vendimin për emërimin e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, raporton KosovaPress.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se propozimi i emërimit të këtij komisioni po bëhet për të garantuar zbatimin efektiv të ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit dhe mbrojtjen e të drejtave të viktimave.

“Ky mekanizëm është përgjegjës për shqyrtimin e kërkesave dhe vendimmarrjen lidhur me kompensimin e personave që kanë pësuar nga veprat penale. Emërimi i tij siguron vazhdimësinë e funksionimit të sistemit të kompensimit dhe forcimin e mbështetjes institucionale për viktimat e krimit”, tha Kurti.

Ndërsa, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se ky veprim synon të sigurojë ruajtjen e standardeve kushtetuese dhe ligjore të së drejtës dhe zbatimin e mirëfilltë të ligjeve në fuqi