Policia në Ferizaj, për 24 orë shqipton mbi 220 gjoba në trafik – Konfiskohen 2 automjete dhe 5 skuterë
Policia Rajonale në Ferizaj, ka shtuar aktivitetet në terren për siguri më të madhe në komunikacion. Brenda 24 orëve të fundit, njësitet policore të Rajonit të Ferizajt kanë realizuar aktivitete të shtuara në terren, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 2 aksidente trafiku me dëme materiale, ndërsa janë shqiptuar…
Lajme
Policia Rajonale në Ferizaj, ka shtuar aktivitetet në terren për siguri më të madhe në komunikacion.
Brenda 24 orëve të fundit, njësitet policore të Rajonit të Ferizajt kanë realizuar aktivitete të shtuara në terren, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik.
Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 2 aksidente trafiku me dëme materiale, ndërsa janë shqiptuar gjithsej 224 gjoba kundërvajtëse.
“Gjobat e shqiptuara ndahen si vijon:
- 74 për tejkalim të shpejtësisë;
- 31 për mosrespektim të shenjave të komunikacionit;
- 27 për parkim të parregullt;
- 17 për qarkullim me afat të skaduar të regjistrimit të mjetit;
- 11 për drejtim të mjetit pa patentë shofer;
- 4 për përdorim të telefonit gjatë ngasjes;
- 60 kundërvajtje të tjera”, ka njoftuar Policia.
Ata kanë thënë se si rezultat i shkeljeve të rënda të rregullave të trafikut, janë konfiskuar 2 automjete dhe 5 skuterë/motoçikleta.
“Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ngritjes së sigurisë në rrugë”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/