Gërvalla eskalon me gjuhë përçarëse, sulmon PDK-në: Janë përgjegjës për një dozë të krimit dhe korrupsionit që e ka sunduar vendin tonë

Kryetarja e subjektit Guxo, Donika Gërvalla ka publikuar një video nga një intervistë e saj ku ka sulmuar Partinë Demokratike të Kosovës. Gërvalla tha se subjekti ajo që përfaqëson nuk ka asgjë të përbashkët me PDK-në, transmeton lajmi.net. Ajo e bëri fajtore PDK-në, siç pretendon, për një dozë të jashtëzakonshme të krimit dhe korrupsionit që…

Lajme

24/06/2026 10:45

Kryetarja e subjektit Guxo, Donika Gërvalla ka publikuar një video nga një intervistë e saj ku ka sulmuar Partinë Demokratike të Kosovës.

Gërvalla tha se subjekti ajo që përfaqëson nuk ka asgjë të përbashkët me PDK-në, transmeton lajmi.net.

Ajo e bëri fajtore PDK-në, siç pretendon, për një dozë të jashtëzakonshme të krimit dhe korrupsionit që e ka sunduar vendin tonë.

Postimi i plotë dhe video:

Prandaj sidomos me PDK-në, Partia Guxo nuk ka as edhe një gjë të përbashkët. PDK ende sot përfaqëson atë pjesë të skenës politike, e cila është përgjegjëse për një dozë të jashtëzakonshme të krimit dhe korrupsionit që ka sunduar në vendin tonë./lajmi.net/