Kurti: Nuk kishim nevojë për zgjedhje të reja, por qytetarët folën sërish – për diskutime po presim certifikimin e rezultateve

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka nisur sot mbledhjen e Qeverisë në detyrë duke folur për zgjedhjet e fundit të qershorit. Ai i ka uruar qytetarët për procesin që e ka quajtur të lirë dhe demokratik zgjedhor, shkruan lajmi.net. “Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje dhe ky rezultat e dëshmon këtë që…

Lajme

24/06/2026 09:35

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka nisur sot mbledhjen e Qeverisë në detyrë duke folur për zgjedhjet e fundit të qershorit.

Ai i ka uruar qytetarët për procesin që e ka quajtur të lirë dhe demokratik zgjedhor, shkruan lajmi.net.

“Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje dhe ky rezultat e dëshmon këtë që e kemi thënë dhe ripërsëritur disa herë. Sido që të jetë, qytetarët folën sërish qartë, rezultati duhet të pranohet dhe vullneti i popullit të përkthehet në institucione funksionale e demokratike, të angazhuara dhe të përkushtuara për zhvillim e mirëqenie, arsim, shëndetësi, siguri e mbrojtje, investime të mëdha infrastrukturore”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se diskutimet për formimin e institucioneve do të bëhen pas certifikimit të zgjedhjeve,

“Sapo të certifikohet rezultati i këtyre zgjedhjeve, do të intensifikohen diskutimet për formimin e institucioneve të reja, konstiuimin e legjislaturës së 11-të të Kuvendit, formimin e Qeverisë së re dhe zgjedhjen e Presidentit/es”, ka thënë Kurti. /Lajmi.net/