​Gjashtë ndeshje në program sot në Botërorin 2026, spikat Brazili kundër Skocisë

Botërori 2026 vazhdon sot me gjashtë ndeshje të tjera të fazës së grupeve, teksa kombëtaret synojnë pikë të rëndësishme në garën për kualifikim në fazën me eliminim direkt. Programi i ditës nis me dy përballje të Grupit B, ku Kanadaja përballet me Zvicrën, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina luan ndaj Katarit. Kanadaja vjen pas një fitoreje…

Sport

24/06/2026 09:13

Botërori 2026 vazhdon sot me gjashtë ndeshje të tjera të fazës së grupeve, teksa kombëtaret synojnë pikë të rëndësishme në garën për kualifikim në fazën me eliminim direkt.

Programi i ditës nis me dy përballje të Grupit B, ku Kanadaja përballet me Zvicrën, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina luan ndaj Katarit. Kanadaja vjen pas një fitoreje bindëse 6:0 ndaj Katarit dhe synon të sigurojë vazhdimësinë në turne.

Më vonë, vëmendja do të jetë te Grupi C, ku Brazili ndeshet me Skocinë, ndërsa Maroku përballet me Haitin. Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se Neymar është i gatshëm për ndeshjen ndaj skocezëve, megjithëse nuk ka garantuar se sulmuesi veteran do të aktivizohet nga minuta e parë. Brazili kërkon fitore për të siguruar kalimin në fazën tjetër të garës.

Dy sfidat e fundit të ditës zhvillohen në Grupin A. Mikpritësi Meksikë do të përballet me Çekinë, ndërsa Koreja e Jugut do të luajë kundër Afrikës së Jugut, në ndeshje që mund të ndikojnë ndjeshëm në renditjen përfundimtare të grupit.

Ndeshjet e sotme:

Zvicër – Kanada

Bosnjë dhe Hercegovinë – Katar

Skoci – Brazil

Marok – Haiti

Çeki – Meksikë

Kore e Jugut – Afrikë e Jugu