Pas kërkesave për dorëheqje, Abdixhiku: E kuptoj se anëtarësia është e shqetësuar, ju ftoj në durim, te mirat vijnë pastaj
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar sërish pas kërkesave të fundit për dorëheqjen e tij nga drejtimi i partisë, duke falënderuar strukturat dhe aktivistët e LDK-së për mbështetjen e treguar ndaj tij. Në një mesazh publik, Abdixhiku ka shprehur mirënjohje për kryetarët e degëve, nëndegëve dhe veprimtarët e partisë, që i…
Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar sërish pas kërkesave të fundit për dorëheqjen e tij nga drejtimi i partisë, duke falënderuar strukturat dhe aktivistët e LDK-së për mbështetjen e treguar ndaj tij.
Në një mesazh publik, Abdixhiku ka shprehur mirënjohje për kryetarët e degëve, nëndegëve dhe veprimtarët e partisë, që i kanë dërguar mesazhe mbështetëse.
“Falënderoj, nga zemra, të gjithë kryetarët e degëve, kryetarët e nëndegëve dhe gjithë ata veprimtarë të pafund, për mbështetjen e dhënë sonte. Mesazhet e juaja mbështetëse, publike e private, janë më shumë se çfarë mund të kërkoj unë dhe LDK”, ka shkruar ai.
Abdixhiku ka theksuar se ai dhe bashkëpunëtorët e tij janë vetëm kalimtarë në një mision më të madh politik, duke vlerësuar rëndësinë e solidaritetit dhe mbështetjes brenda partisë.
Ky është postimi i plotë i tij: