“Si nuk u ngopën kurrë?” – Abdixhiku godet Muhaxherin e Ahmetin, i quan sabotues dhe u kërkon dorëheqjen

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas thirrjeve të bëra nga dega e LDK-së në Pejë dhe Lipjan për të dhënë dorëheqje. Ai e ka nisur reagimin e tij me pyetjen “si nuk u ngopën kurrë?!”, shkruan lajmi.net. “I falënderoj për sugjerimet e kërkesat e koordinuara te dy Kryetarëve të Degëve, të Pejës e…

Lajme

23/06/2026 20:43

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas thirrjeve të bëra nga dega e LDK-së në Pejë dhe Lipjan për të dhënë dorëheqje.

Ai e ka nisur reagimin e tij me pyetjen “si nuk u ngopën kurrë?!”, shkruan lajmi.net.

“I falënderoj për sugjerimet e kërkesat e koordinuara te dy Kryetarëve të Degëve, të Pejës e Lipjanit, të dhëna nëpërmjet mediave për dorëheqjen time. Do të kishte qenë më korrekte që këtë ta bënin ballë për ballë. Fundja kemi bashkëpunuar gjatë. Pajtohem që rezultati në këto dy degë nuk është i kënaqshëm. Në komuna ku kemi qeverisje, të dalim të tretët tregon vetëm dozën e një sabotimi të thellë dhe të një projekti që nuk është i LDK-së”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka thënë se çështjen e dorëheqjes e ka trajtuar në Kuvendin e 31 janarit, ku ka thënë se përballë tij ishte edhe Gazmend Muhaxhiri edhe Imri Ahmeti nga të cilët ka kërkuar dorëheqjen e tyre.

“Anëtarësia jonë, për mua, ka folur qartë. Por, për performancën e dobët në këto dy degë, rezultatin më të ulët ndër vite, pres dorëheqjet morale të dy kryetarëve në fjalë. I pranoj menjëherë”, ka shkruar Abdixhiku.

“Sabotues të qëllimshëm” i ka quajtur Abdixhiku këta të fundit, teksa ka thënë se e siguron anëtarësinë e gjerë të LDK-së që nuk do të lejojnë që projektet e ndarjeve të kësaj partie të marrin formë.

” Ato dështuan më 31 janar; dështuan në zgjedhje, do te dështojnë edhe tash. Që nga atëherë, me te gjitha pengesat e dyshimet, në një kohë aq të shkurtë, ne megjithatë u rritëm. Sot, në asnjë rrethanë, me asnjë çmim, nuk do te lejojme që vullneti i shumicës derrmuese të LDK-së të tjetërësohet ne projekte që synojnë ndarjen dhe më pas shuarjen e LDK-së”, ka shkruar ai.

Abdixhiku ka thënë se LDK nuk është konfederatë e interesave lokale, as platformë e karrierave individuale por parti nacionale e vetes dhe e asnjë partie tjetër.

“Ftoj anëtarësinë shumicë që, në këto kohë të trazuara, të ruajë qetësinë. Do ta kapërcejmë secilën sfidë siç dimë ne.Ndjej vetem keqardhje, që në momentet me të rëndësishme të LDK-së e vendit, dëmtimi ynë nga brenda mbetet qëllim. Si nuk u ngopën kurrë?!”, ka shtuar Abdixhiku. /LAjmi.net/

Postimi i plotë: