Nisin punimet për asfaltimin e rrugës drejt Ujëvarës së Mirushës

Pas një pritjeje të gjatë, kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës që të çon drejt Ujëvarës së Mirushës, një prej atraksioneve turistike më të njohura në Kosovë. Kompania “Benita Company” është angazhuar për realizimin e projektit dhe tashmë ka nisur punimet në terren. Projekti synon të përmirësojë infrastrukturën rrugore dhe të lehtësojë qasjen e…

Lajme

23/06/2026 19:53

Pas një pritjeje të gjatë, kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës që të çon drejt Ujëvarës së Mirushës, një prej atraksioneve turistike më të njohura në Kosovë.

Kompania “Benita Company” është angazhuar për realizimin e projektit dhe tashmë ka nisur punimet në terren. Projekti synon të përmirësojë infrastrukturën rrugore dhe të lehtësojë qasjen e vizitorëve drejt këtij destinacioni natyror, transmeton lajmi.net.

Asfaltimi i rrugës pritet të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e turizmit në zonë, duke krijuar kushte më të mira për turistët vendorë dhe të huaj që vizitojnë Ujëvarën e Mirushës gjatë gjithë vitit.

Ujëvara e Mirushës konsiderohet një nga destinacionet më të frekuentuara turistike në vend, e njohur për bukuritë natyrore dhe peizazhin unik që tërheq mijëra vizitorë çdo sezon./lajmi.net/