Pamje nga aksidenti në Vranidoll, automjetet u përplasën ballë për ballë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot mes dy veturave në Vranidoll të Prishtinës, ku si pasojë e tij, ka vdekur një person. Lajmin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për qytetin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 12:00. “Rreth orës 12:00,…

Lajme

23/06/2026 16:34

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot mes dy veturave në Vranidoll të Prishtinës, ku si pasojë e tij, ka vdekur një person.

Lajmin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për qytetin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 12:00.

“Rreth orës 12:00, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Vranidoll të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes. Njësitet e Trafikut Rajonal të Prishtinës, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti”, deklaroi Pllana.

Lidhur me këtë aksident, janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes.