Mbi 300 gjyqtarë marrin pjesë në zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të KGJK-së

Përbërja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) është plotësuar me dy anëtarë të rinj nga radhët e gjykatave të shkallës së parë. Në tubimin qendror të mbajtur të martën, gjyqtarët kanë zgjedhur Valentinë Sopjanin dhe Agron Maxhunin për t’i përfaqësuar në këtë institucion, transmeton lajmi.net. Valentina Sopjani ka siguruar mbështetjen më të madhe, duke marrë…

Lajme

23/06/2026 16:38

Përbërja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) është plotësuar me dy anëtarë të rinj nga radhët e gjykatave të shkallës së parë.

Në tubimin qendror të mbajtur të martën, gjyqtarët kanë zgjedhur Valentinë Sopjanin dhe Agron Maxhunin për t’i përfaqësuar në këtë institucion, transmeton lajmi.net.

Valentina Sopjani ka siguruar mbështetjen më të madhe, duke marrë 212 vota, ndërsa Agron Maxhuni është renditur i dyti me 204 vota. Mandati i tyre si anëtarë të KGJK-së do të nisë më 8 korrik.

Procesi zgjedhor u zhvillua pas procedurave të brendshme në gjykatat themelore. Sipas të dhënave të prezantuara para votimit, të drejtë vote kishin gjithsej 354 gjyqtarë. Në proces morën pjesë 303 prej tyre, ndërsa 51 gjyqtarë nuk votuan.

Për dy pozitat e lira në Këshillin Gjyqësor garuan katër kandidatë. Krahas dy kandidatëve fitues, Diora Bajrami mori 64 vota, ndërsa Ilir Bytyqi siguroi 84 vota.

Me zgjedhjen e Sopjanit dhe Maxhunit, KGJK-ja do të ketë dy anëtarë të rinj nga niveli i gjykatave të shkallës së parë, të cilët do të marrin detyrën zyrtarisht nga 8 korriku./lajmi.net/