Kampionati i Çiklizmit 2026 sjell kufizime të përkohshme në trafik më 24 dhe 25 qershor
Ministria e Infrastrukturës, ka njoftuar se nesër me 24 qershor dhe pasnesër me 25 qershor, do të ketë kufizim të përkohshëm në qarkullim në aksin Ferizaj-Bibaj-Babush dhe Ferizaj-Hani i Elezit-Trudë. Ky kufizim do të bëhet për shkak se do të mbahet Kampionati i Kosovës në Çiklizëm 2026. Orari i kufizimit të rrugëve: 🚴♂️ Dita e…
Lajme
Ministria e Infrastrukturës, ka njoftuar se nesër me 24 qershor dhe pasnesër me 25 qershor, do të ketë kufizim të përkohshëm në qarkullim në aksin Ferizaj-Bibaj-Babush dhe Ferizaj-Hani i Elezit-Trudë.
Ky kufizim do të bëhet për shkak se do të mbahet Kampionati i Kosovës në Çiklizëm 2026.
Orari i kufizimit të rrugëve:
🚴♂️ Dita e parë – 24 qershor 2026 (Kronometër Individual – ITT)
- Fillimi i garës: ora 10:00
- Itinerari: Ferizaj – HIB Petrol (Bibaj) – Babush, në segmentin e autostradës “Arbër Xhaferi” dhe anasjelltas
- Përfundimi i paraparë: ora 12:00
🚴♂️ Dita e dytë – 25 qershor 2026 (Road Race)
- Fillimi i garës: ora 10:00
- Itinerari: Ferizaj (Bibaj) – Hani i Elezit – Ferizaj – Trudë
- Gjatësia e garës: 100 km
- Përfundimi i paraparë: ora 13:00 në Trudë
“Lusim qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik që të planifikojnë lëvizjet e tyre me kohë dhe të respektojnë udhëzimet e Policisë së Kosovës, zyrtarëve të garës dhe sinjalizimin e vendosur përgjatë rrugëve”, ka njoftuar Ministria. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: