Aksident me fatalitet në Vranidoll të Prishtinës, një person humb jetën

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur të hënën në fshatin Vranidoll të Prishtinës. Lajmin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për qytetin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 12:00. “Rreth orës 12:00,…

Lajme

23/06/2026 15:02

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur të hënën në fshatin Vranidoll të Prishtinës.

Lajmin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për qytetin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 12:00.

“Rreth orës 12:00, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Vranidoll të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes. Njësitet e Trafikut Rajonal të Prishtinës, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti”, deklaroi Pllana.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet që çuan deri te aksidenti fatal./lajmi.net/