Edi Rama publikon dokumentin – Dritan Goxhaj po gënjen, kurrë nuk ka qenë UÇK
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me Driton Goxhaj, i cili është përmendur edhe si një nga organizatorët e protestës së fundit në Tiranë. Rama ka shkruar se sot në mëngjes ka pranuar një letër nga një person me disa të vrarë në familje gjatë luftës, i cili,…
Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me Driton Goxhaj, i cili është përmendur edhe si një nga organizatorët e protestës së fundit në Tiranë.
Rama ka shkruar se sot në mëngjes ka pranuar një letër nga një person me disa të vrarë në familje gjatë luftës, i cili, sipas tij, ka reaguar ndaj mbështetësve të Goxhajt.
“Po mos bre mos ja kajni nanën krejt, çfarë komandant i leshit more”, ka shkruar Rama, duke cituar fjalët e personit që, sipas tij, ia ka dërguar dokumentin.
Në reagimin e tij, Rama ka thënë se nuk pranon që për shkak të një personi të caktuar të vihet në dyshim simbolika e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Ej, trima, jo për një manipulator gjysëm taleban e gjysëm mitoman, po për krejt botën sikur të ma falin, nuk e hedh një pikë balte unë mbi flamurin e UÇK-së”, ka shkruar Rama.
Në dokumentin që Rama ka publikuar, i cili mban datën 21 prill 1999 dhe nënshkrimin “Komandant Plaku”, pretendohet se Driton Goxhaj kishte sjellë me veturë disa persona për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas këtij dokumenti, pretendohet se pasi i kishte dërguar ata, Goxhaj ishte larguar dhe nuk kishte qëndruar në luftë, ndërsa në dokument përmendet edhe një deklaratë që i atribuohet atij lidhur me mosqëndrimin në luftë, në krahasim me babain e tij.
Rama ka publikuar këtë dokument në kuadër të reagimit të tij ndaj debatit rreth Goxhajt, duke theksuar se kritikat ndaj individëve nuk duhet të përdoren për të cenuar figurën e UÇK-së.
Ndërkohë, në një reagim të mëhershëm, Rama kishte ngritur akuza ndaj Goxhajt lidhur me protestën në Tiranë, duke përmendur edhe pretendime për ndikime të huaja. /Lajmi.net/