Vdekja e punëtorit në Prizren, arrestohet një i dyshuar për rastin
Një person është arrestuar lidhur me rastin e vdekjes së një punëtori në vendin e punës në Prizren. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti u iniciua si “Asgjësim, dëmtim apo heqje e pajisjeve mbrojtëse në vendin e punës”. “Prizren/22.06.2026 – 08:00. Viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në vendin e punës është lënduar nga…
Lajme
Një person është arrestuar lidhur me rastin e vdekjes së një punëtori në vendin e punës në Prizren.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti u iniciua si “Asgjësim, dëmtim apo heqje e pajisjeve mbrojtëse në vendin e punës”.
“Prizren/22.06.2026 – 08:00. Viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në vendin e punës është lënduar nga një mjet pune. Nga lëndimet e marra viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore”, njofton Policia.