Gjendet pa shenja jete një burrë në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion
Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Rahovec, ka njoftuar Policia e Kosovës. Sipas raportit 24-orësh, viktima mashkull kosovar është gjetur i vdekur në banesën e tij, shkruan lajmi.net. “Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij”, thuhet në raportin policor. Vdekjen e tij e ka…
Lajme
Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Rahovec, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas raportit 24-orësh, viktima mashkull kosovar është gjetur i vdekur në banesën e tij, shkruan lajmi.net.
“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij”, thuhet në raportin policor.
Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për në IML për obduksion”, njofton policia.
Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes” dhe mbetet në procedurë hetimore. /Lajmi.net/