Qeverisja e kryetarëve serb, Zeqiri: Nuk kemi presion e as ndonjë problem madhor
Janë bërë afro tetë muaj që kryetarët serb kanë marrë drejtimin katër komunave veriore të Kosovës. Pas rreth dy vitesh nën udhëheqjen e shqiptarëve, Lista Serbe riktheu pushtetin veri. Megjithatë, ish-kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, tregon se deri më tani nuk kanë vërejtur ndonjë presion nga pushteti lokal. Ndryshe nga e kaluara, Zeqiri thotë…
Lajme
Janë bërë afro tetë muaj që kryetarët serb kanë marrë drejtimin katër komunave veriore të Kosovës.
Pas rreth dy vitesh nën udhëheqjen e shqiptarëve, Lista Serbe riktheu pushtetin veri.
Megjithatë, ish-kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, tregon se deri më tani nuk kanë vërejtur ndonjë presion nga pushteti lokal.
Ndryshe nga e kaluara, Zeqiri thotë se tash mund të ketë problem të vogla, mirëpo jo madhore si çështjet ndër etnike.
Me Zeqirin pajtohet edhe Skender Sadiku, nga Iniciativa qytetare “Mitrovica”.
Megjithatë, ai kërkon më shumë përkrahje nga niveli qendror.
Ndryshe nga Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut është përballur me disa vështirësi pas rikthimit të Listës Serbe në pushtet.
Një nga to ishte edhe emërtimi i rrugëve./teve1