Stuhi dhe vërshime në Anamoravë, reshjet intensive shkaktojnë probleme në qarkullim

Stuhi të forta kanë përfshirë sot disa zona të Kosovës, ku ndër rajonet më të prekura është Anamorava. Pamje të publikuara në rrjete sociale tregojnë një stuhi masive që ka përfshirë fshatin Radivojcë të Vitisë, ku reshjet intensive të shiut dhe erërat e forta kanë krijuar vështirësi qarkullimi për banorët. Pamje të ngjashme u panë…

Lajme

22/06/2026 18:19

Stuhi të forta kanë përfshirë sot disa zona të Kosovës, ku ndër rajonet më të prekura është Anamorava.

Pamje të publikuara në rrjete sociale tregojnë një stuhi masive që ka përfshirë fshatin Radivojcë të Vitisë, ku reshjet intensive të shiut dhe erërat e forta kanë krijuar vështirësi qarkullimi për banorët.

Pamje të ngjashme u panë edhe në Budrikë.

Si pasojë e sasisë së madhe të shiut, në disa rrugë janë shkaktuar vërshime, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Po ashtu, shiu ka përfshirë Gjilanin dhe Batllavën.

Disa nga pamjet e publikuara nga Meteo Ballkan: