Policia e Pejës ndëshkon tre shoferë në Klinë për tejkalime të rrezikshme, gjoba deri në 200 euro

Njësia Rajonale e Trafikut në Pejë ka njoftuar se më 20 qershor ka ndërmarrë masa ndaj tre shoferëve të cilët kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të trafikut në territorin e Komunës së Klinës. Dy shoferë janë hasur në fshatin Dollc duke tejkaluar automjetet nga krahu i djathtë, veprim i ndaluar dhe në kundërshtim…

Lajme

22/06/2026 17:10

Njësia Rajonale e Trafikut në Pejë ka njoftuar se më 20 qershor ka ndërmarrë masa ndaj tre shoferëve të cilët kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të trafikut në territorin e Komunës së Klinës.

Dy shoferë janë hasur në fshatin Dollc duke tejkaluar automjetet nga krahu i djathtë, veprim i ndaluar dhe në kundërshtim me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor. Për secilin prej tyre, Policia ka shqiptuar:

Gjobë në vlerë prej 150 eurosh;

1 pikë negative;

Masë mbrojtëse me ndalim të drejtimit të automjetit për 3 muaj.

Ndërkohë, në të njëjtën ditë, një tjetër kundërvajtës është ndaluar në fshatin Potërq pasi kishte kryer tejkalim në vijë të plotë, një nga shkeljet më të rrezikshme në komunikacion.

Për këtë kundërvajtje janë shqiptuar këto masa:

Gjobë prej 200 eurosh;

2 pikë negative;

Masë mbrojtëse në kohëzgjatje prej 3 muajsh.

Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit, duke theksuar se veprimet e papërgjegjshme /Lajmi.net/