Presidentja e IFJ-së del në mbështetje të mediave në Kosovë: Gjobat ndaj tyre janë formë censure, demokracia ka nevoje për gazetari të lirë

Presidentja e Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve(IFJ), Zuliana Lainez, ka reaguar ndaj dënimeve të fundit të Komisionit të Pavarur të Mediave ndaj disa mediave në Kosovës. Në një mesazh mbështes për mediat dhe gazetarët në Kosovës, ajo ka thënë se asnjë lloj rregullimi nuk duhet të cenojë rendin juridik ndërkombëtar dhe respektimin e lirisë së shtypit.…

Lajme

22/06/2026 14:41

Presidentja e Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve(IFJ), Zuliana Lainez, ka reaguar ndaj dënimeve të fundit të Komisionit të Pavarur të Mediave ndaj disa mediave në Kosovës.

Në një mesazh mbështes për mediat dhe gazetarët në Kosovës, ajo ka thënë se asnjë lloj rregullimi nuk duhet të cenojë rendin juridik ndërkombëtar dhe respektimin e lirisë së shtypit.

Ajo ka bërë me dije se demokracia ka nevojë për gazetari të lirë.

“Dua të konfirmoj mbështetjen e Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve për gazetarët në Kosovë dhe për organizatën tonë anëtare. Për ne, asnjë lloj rregullimi nuk duhet të cenojë rendin juridik ndërkombëtar, respektimin e lirisë së shtypit dhe vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj mediave që janë kritike, sepse kjo është një formë censure. Demokracia ka nevojë për gazetari të lirë. Solidaritet me kolegët tanë”, ka thënë Lanez.

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve përfaqëson rreth 600,000 profesionistë të medias nga 187 sindikata dhe shoqata në më shumë se 140 vende të botës.

Gjatë një mbledhjeje të para disa ditëve, Komisioni i Pavarur i Mediave ka shqiptuar gjoba ndaj disa mediave lidhur me raportimin gjatë zgjedhjeve të shkurtit 2025.

Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha ka thënë se KPM-ja kështu “synon t’i disiplinojë mediat dhe ta dirigjojë politikat redaktoriale të tyre, e që është goditje e papranueshme për lirinë e medias dhe të shprehjes në Kosovë”,

Ai ka thënë se ky është “vërtetim i kapjes së këtij institucioni nga Vetëvendosje”.