Deklarimet e VV’së për gazifikim thëngjilli, Ymeri troç: Hajde rrenë hajde, si keni vendos dy bateri në Ferizaj e Pejë qe sa vjet

Kandidatja e LDK-së të cilës iu besua vota qytetare edhe në zgjedhjet e fundit, Janina Ymeri, ka ironizuar me projektin e pushtetit për gazifikimin e thëngjillit, duke e cilësuar si të rremë. Ymeri ka bërë me dije se Qeveria Kurti ende nuk i ka vendosur dy bateritë e premtuara në Ferizaj dhe Pejë. Në profilin…

Lajme

22/06/2026 13:55

Kandidatja e LDK-së të cilës iu besua vota qytetare edhe në zgjedhjet e fundit, Janina Ymeri, ka ironizuar me projektin e pushtetit për gazifikimin e thëngjillit, duke e cilësuar si të rremë.

Në profilin e saj në Facebook, Ymeri ka shkruar se pretendimet e VV-së janë të pavërtetat.

“Dy bateri s’i kanë vendos në Ferizaj e Pejë që sa vjet, e po e gazifikojnë thëngjillin. Hajde rrenë hajde!”, ka shkruar ajo.