​Kosova fton lojtarët e rugbit nga diaspora t’i bashkohen kombëtares

Federata e Rugbit të Kosovës ka nisur një fushatë për identifikimin dhe rekrutimin e lojtarëve që kanë të drejtë të përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare. Përmes një njoftimi publik, federata ka bërë të ditur se po kërkon sportistë të talentuar për ekipet e meshkujve në formatin XV dhe 7s, ekipin U18 në 7s, si dhe…

Sport

22/06/2026 12:00

Federata e Rugbit të Kosovës ka nisur një fushatë për identifikimin dhe rekrutimin e lojtarëve që kanë të drejtë të përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Përmes një njoftimi publik, federata ka bërë të ditur se po kërkon sportistë të talentuar për ekipet e meshkujve në formatin XV dhe 7s, ekipin U18 në 7s, si dhe për ekipin e femrave në 7s.

Sipas kritereve të përcaktuara, të interesuarit duhet të plotësojnë të paktën një nga kushtet e pranueshmërisë: të kenë lindur në Kosovë, të kenë prind ose gjysh të lindur në Kosovë, ose të jenë të kualifikuar për të përfaqësuar Kosovën sipas rregulloreve ndërkombëtare të rugbit.

Federata ka theksuar se është në kërkim të lojtarëve të përkushtuar që garojnë në nivele profesionale, gjysmëprofesionale, universitare ose amatore konkurruese, me synimin për të kontribuar në zhvillimin e mëtejmë të rugbit në Kosovë.