Policia hap tender të ri për furnizim me material për renovimin e kampit “Enver Zymberi” – Vlera rreth 16 mijë euro

Policia e Kosovës ka hapur përsëri tender të ri, për renovimin e Kampit Policor “Enver Zymberi”. Ky tender është hapur për herë të dytë, pasi njëherë është mbyllur dhe tani vlera e parashikuar është rreth 16 mijë euro, apo 15 mijë e 927 euro. Tenderi i hapur është vetëm për furnizim me material për renovime…

Lajme

22/06/2026 11:48

Policia e Kosovës ka hapur përsëri tender të ri, për renovimin e Kampit Policor “Enver Zymberi”.

Ky tender është hapur për herë të dytë, pasi njëherë është mbyllur dhe tani vlera e parashikuar është rreth 16 mijë euro, apo 15 mijë e 927 euro.

Tenderi i hapur është vetëm për furnizim me material për renovime dhe jo për kryerjen e punimeve, shkruan lajmi.net.

Renovimi i këtij kampi ka ardhur pas raportimit në media për gjendje të rëndë të tij. Në disa media janë publikuar fotografi ku shihen dyer e dritare të thyera dhe pjesë të tjera të objektit tejet të dëmtuara, e ku zyrtarët policorë të Njësisë Speciale qëndrojnë gjatë punës së tyre.

Kjo ishte mohuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, saktësisht ministri Xhelal Sveçla dhe vetë Policia e Kosovës.

Këta të fundit kanë thënë se fotografitë e publikuara paraqesin hapësira të vjetra dhe jashtë përdorimit, por më pas është hapur tender për renovimin e tyre. /Lajmi.net/

Tenderi i plotë