Policia në Pejë iu bën apel qytetarëve që të shmangin ndezjen e zjarreve: Nga temperaturat e larta rreziku është i madh
Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, ka dal me një apel për qytetarët në lidhje me zjarret. Ata kanë thënë se duke iu referuar temperaturave të larta dhe përvojave nga vitet e kaluara, zjarret shkaktojnë rrezikim të përgjithshëm dhe pasoja të rënda kudo që shfaqen. “Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë qytetarët që të…
Lajme
Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, ka dal me një apel për qytetarët në lidhje me zjarret.
Ata kanë thënë se duke iu referuar temperaturave të larta dhe përvojave nga vitet e kaluara, zjarret shkaktojnë rrezikim të përgjithshëm dhe pasoja të rënda kudo që shfaqen.
“Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë apo të lajmërojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të tilla të zjarrvënieve”, thuhet në njoftim.
Ata kanë thënë se Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme.
“Apelojmë tek tё gjithё qytetarët e rajonit tё Pejёs, qё maksimalisht tё jenё tё kujdesshёm nё çdo aktivitet qё mund tё shkaktojë zjarre gjatё përdorimit (shkrepëse, cigare, grilla, zjarre nё natyrё etj.)”, thuhet mes tjerash në njoftim të Policisë. /Lajmi.net/