Hajnat futen në një biznes në Prizren, vidhen para e shkaktohen dëme në pajisje softuerike

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren. Viktima mashkull ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në objektin e biznesit të tij dhe nga ai objekt kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave dhe po ashtu kanë shkaktuar dëme në pajisje softuerike ku vlera e dëmit nuk dihet.…

Lajme

22/06/2026 09:28

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren.

Viktima mashkull ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në objektin e biznesit të tij dhe nga ai objekt kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave dhe po ashtu kanë shkaktuar dëme në pajisje softuerike ku vlera e dëmit nuk dihet.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori. /Lajmi.net/