Vajza e maskuar në protestën në Tiranë shkul flamurin e Izraelit, publikohen pamjet
Janë publikuar pamjet e momenteve kur një vajzë e maskuar ka shkulur flamurin e Izraelit në Ambasadën e këtij shteti në Tiranë gjatë orarit kur po mbahej protesta e 21-të në kryeqytet. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila e ka dënuar me forcë aktin, duke theksuar se veprime të tilla nuk kanë…
Lajme
Janë publikuar pamjet e momenteve kur një vajzë e maskuar ka shkulur flamurin e Izraelit në Ambasadën e këtij shteti në Tiranë gjatë orarit kur po mbahej protesta e 21-të në kryeqytet.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë dënon me forcë heqjen dhe përdhosjen e flamurit të Ambasadës së Shtetit të Izraelit në Tiranë nga protestues të maskuar gjatë protestës së mbrëmshme”, thuhet në njoftim.
MEPJ thotë se këto veprime janë të papajtueshme me vlerat demokratike dhe standardet evropiane, si dhe me parimet e respektit dhe bashkëjetesës që karakterizojnë shoqërinë shqiptare.