Hetim i vdekjes në Malishevë, një grua gjendet pa shenja jete

Një grua është gjetur pa shenja jete në fshatin Bubavec të Malishevës, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. Sipas policisë, viktima është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj. Bazuar në vlerësimin fillestar të mjekut, dyshohet se gruaja ka ndërruar jetë…

Lajme

21/06/2026 09:22

Një grua është gjetur pa shenja jete në fshatin Bubavec të Malishevës, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, viktima është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj.

Bazuar në vlerësimin fillestar të mjekut, dyshohet se gruaja ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”. /Lajmi.net/