Rrahje mes katër personave në Pejë, tre përfundojnë në mbajtje

Katër persona janë arrestuar në Pejë pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike mes vete. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 16:29 në rrugën “Mehmet Ibraj”. Si pasojë e rrahjes, tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.…

Lajme

21/06/2026 09:10

Katër persona janë arrestuar në Pejë pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike mes vete.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 16:29 në rrugën “Mehmet Ibraj”.

Si pasojë e rrahjes, tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, tre prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/