Moti për të dielën

E diela në vend pritet të karakterizohet nga temperatura të larta dhe mot kryesisht me diell gjatë paradites dhe mesditës, ndërsa më vonë gjatë ditës parashikohet një ndryshim i kushteve atmosferike. Sipas parashikimeve meteorologjike, pas një periudhe të nxehtë dhe të kthjellët në orët e para të ditës, gjatë pasdites dhe mbrëmjes pritet zhvillimi i…

Lajme

20/06/2026 23:07

E diela në vend pritet të karakterizohet nga temperatura të larta dhe mot kryesisht me diell gjatë paradites dhe mesditës, ndërsa më vonë gjatë ditës parashikohet një ndryshim i kushteve atmosferike.

Sipas parashikimeve meteorologjike, pas një periudhe të nxehtë dhe të kthjellët në orët e para të ditës, gjatë pasdites dhe mbrëmjes pritet zhvillimi i vranësirave konvektive, të cilat mund të sjellin paqëndrueshmëri atmosferike, transmeton lajmi.net.

Si pasojë, në disa zona parashikohen rrebeshe lokale shiu të shoqëruara me vetëtima dhe bubullima.

Vende-vende nuk përjashtohen as reshje më intensive, të shoqëruara me breshër, megjithëse fenomenet e tilla pritet të jenë të kufizuara në disa rajone dhe jo të përfshijnë gjithë territorin./lajmi.net/