ShBA e konfirmon: Qarkullimi në Hormuz nuk është mbyllur, Irani nuk e kontrollon Ngushticën – Forcat amerikane po sigurohen që situatat të mbetet kështu
Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka hedhur poshtë pretendimet e Iranit se Ngushtica e Hormuzit është mbyllur, duke theksuar se një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global të naftës vazhdon të funksionojë normalisht. Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së, qarkullimi në këtë ngushticë strategjike nuk është ndërprerë dhe forcat amerikane po e monitorojnë…
Bota
Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka hedhur poshtë pretendimet e Iranit se Ngushtica e Hormuzit është mbyllur, duke theksuar se një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global të naftës vazhdon të funksionojë normalisht.
Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së, qarkullimi në këtë ngushticë strategjike nuk është ndërprerë dhe forcat amerikane po e monitorojnë situatën nga afër për të siguruar vazhdimësinë e lëvizjes detare, transmeton lajmi.net.
“Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit,” deklaroi për Reuters zëdhënësi i Komandës Qendrore të SHBA-së, kapiteni i marinës Tim Hawkins. “Qarkullimi vazhdon dhe forcat amerikane po e monitorojnë situatën për t’u siguruar që kjo të mbetet kështu.”
Deklarata amerikane vjen pas njoftimit të mëhershëm nga Teherani, i cili kishte shpallur mbylljen e Ngushticës së Hormuzit dhe kishte paralajmëruar anijet që të mos i afrohen këtij korridori detar, duke rritur shqetësimet për përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve në rajon.
Ky zhvillim shton pasigurinë mbi procesin diplomatik dhe marrëveshjen e armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit, e cila synon hapjen e rrugës për bisedime më të gjera për paqe./lajmi.net/