Aksident mes dy veturave në Ozdrim të Pejës, lëndohen dy persona
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Ozdrim të Pejës. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka shtuar edhe se dy persona kanë mbetur të lënduar. “Rreth orës 08:45, Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin…
Lajme
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Ozdrim të Pejës.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka shtuar edhe se dy persona kanë mbetur të lënduar.
“Rreth orës 08:45, Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Ozdrim të Pejës, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit”, ka thënë Rugova.