SHBA: Kushner dhe Witkoff në Zvicër për bisedimet me Iranin, Vance thotë se negociatat po ecin mirë

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka deklaruar se Jared Kushner dhe i dërguari i posaçëm Steve Witkoff ndodhen tashmë në Zvicër, në kuadër të bisedimeve të planifikuara me Iranin. Sipas Vance, të dy po merren me “elementet teknike të negociatave”, ndërsa ai ka vlerësuar se procesi po zhvillohet në mënyrë pozitive, transmeton lajmi.net. “Duke folur me…

Bota

20/06/2026 18:43

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka deklaruar se Jared Kushner dhe i dërguari i posaçëm Steve Witkoff ndodhen tashmë në Zvicër, në kuadër të bisedimeve të planifikuara me Iranin.

Sipas Vance, të dy po merren me “elementet teknike të negociatave”, ndërsa ai ka vlerësuar se procesi po zhvillohet në mënyrë pozitive, transmeton lajmi.net.

“Duke folur me Jared dhe Steve këtë mëngjes, kuptimi im është se gjërat po shkojnë mirë”, tha Vance.

Ai gjithashtu u pyet nëse ka plane t’i bashkohet delegacionit në Zvicër, duke u përgjigjur se pritet të udhëtojë atje “brenda disa ditëve të ardhshme”.

Bisedimet në Zvicër vijnë në një moment tensionesh të larta mes SHBA-së dhe Iranit, ndërsa palët po përpiqen të gjejnë një rrugë për de-përshkallëzimin e situatës dhe arritjen e një marrëveshjeje të mundshme./lajmi.net/