Thirrja për protestë, Hoti iu kundërpërgjigjet zyrtarëve të VV-së: Pse frikësoheni nga qytetarët?

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar me anë të një postimi për reagimet e zyrtarëve të VV-së që e sulmuan dhe kritikuan atë që bëri thirrje për protestë në lidhje me gazin amerikan. “Pyetja është e thjeshtë: pse frikësoheni nga qytetarët?”, tha ndër të tjera Hoti në postimin e tij, transmeton lajmi.net.…

Lajme

20/06/2026 17:15

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar me anë të një postimi për reagimet e zyrtarëve të VV-së që e sulmuan dhe kritikuan atë që bëri thirrje për protestë në lidhje me gazin amerikan.

“Pyetja është e thjeshtë: pse frikësoheni nga qytetarët?”, tha ndër të tjera Hoti në postimin e tij, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Çuditërisht, për çështjen e gazit nuk dëgjuan reagimet e zyrtarëve të Administratës Amerikane dhe Odës Ekonomike Amerikane, por u ra në vesh menjëherë sapo u përmend zëri i qytetarëve dhe protesta.
Pyetja është e thjeshtë: pse frikësoheni nga qytetarët?
Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është politikë ditore, por është themel i shtetit tonë./lajmi.net/