Dy vetura të vjedhura brenda pak ditësh në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i parë ka ndodhur më 17.06.2026 në rrugën “Ankara”, ku ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij. Rasti i dytë është regjistruar në…

Lajme

20/06/2026 09:07

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente.

Rasti i parë ka ndodhur më 17.06.2026 në rrugën “Ankara”, ku ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij.

Rasti i dytë është regjistruar në rrugën “Durak Rada”, në periudhën 19–20.06.2026, ku gjithashtu një mashkull kosovar ka raportuar vjedhjen e veturës së tij nga persona të panjohur.

Policia ka bërë të ditur se të dy rastet janë nën hetime.