Turqinë e nxen haku i Kosovës, eliminohet nga Kupa e Botës

Turqia është eliminuar nga Kupa e Botës 2026. Kombëtarja turke pësoi humbje edhe në ndeshjen e dytë, duke u mposhtur me rezultat 1-0 nga Paraguai, dhe ka humbur shpresat për kualifikim. Golin e vetëm për Paraguain e shënoi Matias Galarza, në minutëne dytë. Pas dy ndeshjeve, ShBA janë lidere në Grupin D, me 6 pikë,…

Sport

20/06/2026 08:59

Turqia është eliminuar nga Kupa e Botës 2026.

Kombëtarja turke pësoi humbje edhe në ndeshjen e dytë, duke u mposhtur me rezultat 1-0 nga Paraguai, dhe ka humbur shpresat për kualifikim.

Golin e vetëm për Paraguain e shënoi Matias Galarza, në minutëne dytë.

Pas dy ndeshjeve, ShBA janë lidere në Grupin D, me 6 pikë, duke siguruar kualifikimin tutje, Australia dhe Paraguai kanë nga 3 pikë, derisa Turqia 0 pikë.

Në ndeshjen e fundit, Turqia do të luaj me ShBA-të.