I dehuri shqetëson qytetarët në Mitrovicë të Jugut, kanosi policët me vrasje, e godet një person dhe shkaktoi dëme materiale, përfundon në mbajtje
Një person është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në Mitrovicën e Jugut, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një qytetar dhe më pas tre zyrtarë policorë gjatë arrestimit dhe procedurave të mëvonshme. Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:58 në rrugën “Lah Nimani”, ku i dyshuari, në gjendje të dehur, dyshohet se…
Lajme
Një person është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në Mitrovicën e Jugut, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një qytetar dhe më pas tre zyrtarë policorë gjatë arrestimit dhe procedurave të mëvonshme.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:58 në rrugën “Lah Nimani”, ku i dyshuari, në gjendje të dehur, dyshohet se e ka goditur një person, duke i shkaktuar lëndime trupore, transmeton lajmi.net.
Policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes për ta arrestuar të dyshuarin, por ai ka kundërshtuar arrestimin dhe ka sulmuar një zyrtar policor gjatë prangosjes. Sipas raportit policor, i njëjti ka vazhduar sjelljen agresive edhe në stacionin policor dhe më pas në spital, ku ka sulmuar edhe dy policë të tjerë, ndërsa i ka kanosur verbalisht me vrasje.
Përveç sulmeve fizike, i dyshuari dyshohet se ka dëmtuar edhe motoçikletën e viktimës si dhe një veturë tjetër.
Si pasojë e incidentit, tre zyrtarë policorë dhe viktima kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.
Pas trajtimit mjekësor, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj tij është iniciuar procedurë për veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar.
Raporti i plotë:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR&LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. “Lah Nimani”, Mitrovicë Jug 18.06.2026 – 20:58. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në gjendje të dehur në rrugë e kishte goditur viktimën mashkull kosovar duke i ka shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari gjatë prangosjes në vendin e ngjarjes ka sulmuar një zyrtar policor, pastaj brenda në stacion policor dhe në spital i ka sulmuar edhe dy zyrtarë policorë dhe i ka kanosur verbalisht me vrasje. I dyshuari ka dëmtuar motoçikletën e viktimës dhe një veturë tjetër. Si pasojë e sulmit tre zyrtarë policorë dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas pranimit të tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./lajmi.net/