Qytetari në Ferizaj e gjen një kuletë me para e dokumente në rrugë dhe e dorëzon në Polici
Policia e Rajonit të Ferizajt ka njoftuar se dje një burrë ka gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 euro, të cilin e ka dorëzuar në Polici Në stacion është paraqitur më pas pronari i portofolit, të cilit i janë kthyer dokumentet dhe paratë. “Më 18.06.2026, rreth orës 18:00, qytetari F.Abazi (34 vjeç), nga…
Lajme
Policia e Rajonit të Ferizajt ka njoftuar se dje një burrë ka gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 euro, të cilin e ka dorëzuar në Polici
Në stacion është paraqitur më pas pronari i portofolit, të cilit i janë kthyer dokumentet dhe paratë.
“Më 18.06.2026, rreth orës 18:00, qytetari F.Abazi (34 vjeç), nga Ferizaji, ka treguar një shembull të lartë të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, duke gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 euro në rrugën “Gjergj Fishta” në Ferizaj. Menjëherë pas gjetjes, ai e ka dorëzuar portofolin në stacionin policor në Ferizaj. Më pas, në stacionin policor është paraqitur qytetari E.A. (24 vjeç) nga Shtimja, i cili kishte humbur portofolin. Pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët policorë, pronarit të ligjshëm i janë kthyer portofoli, dokumentet personale dhe shuma prej 160 eurosh. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e falënderon publikisht qytetarin F.Abazi për veprimin e tij shembullor dhe human. Ky gjest dëshmon përgjegjësi të lartë qytetare dhe kontribuon në forcimin e besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe komunitetit”, thuhet në njoftim.