Përleshje mes disa personave në Prishtinë, tre të lënduar përfundojnë në spital, dy nga ta dyshohet se u plagosën me armë zjarri
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një përleshjeje fizike që ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar për Lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për qytetin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili tha se rasti është raportuar rreth orës 20:00 në rrugën “Papa Gjon Pali”. “Rreth orës…
Lajme
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një përleshjeje fizike që ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për Lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për qytetin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili tha se rasti është raportuar rreth orës 20:00 në rrugën “Papa Gjon Pali”.
“Rreth orës 20:00, Policia ka pranuar informatën për një përleshje fizike në mes të disa personave në rrugën ‘Papa Gjon Pali’ në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku sipas informacioneve fillestare tre persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht, njësitet relevante policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit”, ka deklaruar Pllana.
Sipas informacioneve fillestare që ka siguruar lajmi.net, dy nga ta dyshohet se janë lënduar nga arma e zjarrit./lajmi.net/