A po “gatuhet” një koalicion mes VV-së dhe PDK-së? – Glauk Konjufca shihet duke pirë kafe me Rrustem Mustafën e PDK-së në Podujevë
Gjatë ditës së sotme në Podujevë janë parë së bashku në një kafene nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe ish-gjenerali i UÇK-së e përfaqësuesi i PDK-së, Rrustem Mustafa. Pamjet e siguruara nga tregojnë dy figurat publike duke qëndruar bashkë në një ambient kafeneje, gjë që ka ngjallur interes në opinion për shkak të pozicioneve…
Lajme
Gjatë ditës së sotme në Podujevë janë parë së bashku në një kafene nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe ish-gjenerali i UÇK-së e përfaqësuesi i PDK-së, Rrustem Mustafa.
Pamjet e siguruara nga tregojnë dy figurat publike duke qëndruar bashkë në një ambient kafeneje, gjë që ka ngjallur interes në opinion për shkak të pozicioneve të tyre në dy subjekte të ndryshme politike, raporton indeksonline, transmeton lajmi.net.
Ende nuk dihet arsyeja e këtij takimi dhe nëse bëhet fjalë për një takim të rastësishëm apo për një diskutim me karakter politik, përfshirë edhe mundësinë e një bashkëpunimi apo koalicioni të mundshëm mes Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga të dy partitë lidhur me këtë takim, ndërsa mbetet të shihet nëse ai ka qenë thjesht shoqëror apo ka hapur diskutime politike mes dy figurave me ndikim./lajmi.net/
